Bajrami: Sassuolo ishte zgjedhja e duhur

“Mezi pres ta ndihmoj ekipin në fushë”

Nedim Bajrami vendosi të ndryshojë skuadër në merkaton e Janarit, duke firmosur për Sassuolo. Mesfushori shqiptar u shfaq i bindur për zgjedhjen e tij në fjalët e para si futbollist i skuadrës nga Emilia-Romagna.

“Jam shumë i lumtur këtu. Kur mësova për interesimin e Sassuolo isha i kënaqur. Për mua është zgjedhja e duhur. Synimi im është që të ndihmoj sa më shpejt skuadrën në fushën e lojës”.

Nedim Bajrami zëvendëson Hamed Traore, i cili firmosi në Premier League me Bournemouth. Përflitet se Bajrami mund të jetë në formacion që këtë fundjavë në përballjen me Atalanta.

Këtë sezon 23-vjeçari në 20 takime ka shënuar 1 gol dhe ka dhënë një asist me Empoli. Sassuolo renditet në vendet e fundit dhe po përpiqet të qëndrojë në Serie A.

Tv Klan

Lexo gjithashtu
Total
0
Share