Babagjyshi me metodë të re transporti – zbarkon nga qielli me helikopter

Fëmijët presin me padurim dhuratat nga babagjyshi i Vitit të Ri

Babadimri në kazermën ushtarake “Strasho Pinjur” në Petrovec befasoi përsëri fëmijët e pjesëtarëve të Armatës. Ai këtë vit nuk u shfaq si zakonisht.

“Babagjyshi modern ndërron slitën me drerë për helikopter. Ai zbarkoi nga qielli duke shpërndarë çokollata për fëmijët, të cilët patën mundësinë të bënin foto dhe ti shprehnin dëshirat e tyre për vitin e ri 2024”, raporton gazetarja e KlanM, Matilda Bakiu.

Fluturimi i helikopterit u bë në pjesën ushtarake të Aeroportit Ndërkombëtar, ku një numër i madh i fëmijëve me padurim mblidhnin bombonet që hidhte babagjyshi. Gëzimi i fëmijëve vërehej edhe në fytyrën e tyre.

 

 – Si tu duk Babadimri që zbriti nga helikopteri?

 – Shumë mirë.

 – A morët dhurata?

 – Jo tani do ti marrim.

 – A keni bërë fotografi?

 – Po.

 

 – A të dha dhurata?

 – Jo tani jemi duke pritur.

 – A keni bërë foto?

 – Tani do ti bëjmë.

 

A morët dhurata?

Po. Unë tani do marrë dhe po pres.

Edhe prindërit ndjenë gëzimin e fëmijëve të tyre.

“Ishte shumë interesante për fëmijët por gjithashtu edhe për të rriturit. Një përjetim shumë i pazakonshëm, aq më shumë nëse janë për herë të parë këtu”, tha njëri nga prindërit.

Ky aktivitet organizohet për çdo vit, nga Armata e Maqedonisë së Veriut dhe Ministria e Mbrojtjes./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share