Grubi: Incidentet e mbrëmshe inskenime të partive opozitare

‘Inskenime të partive opozitare’ kështu i quan incidentet e mbrëmshme Zv.kryeministri i parë Artan Grubi. Sipas tij, qëllimi i incidentit të djeshëm ishte krijimi i konflikteve të reja ndëretnike, por pre e këtij skenari pro-rus siç thotë ai,  nuk ranë shqiptarët.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250

“Deklarata të tilla vijnë nga partitë opozitare dhe janë pasojë e drejtpërdrejtë e koalicionit “Levica” të 5 tetorit të vitit të kaluar, në tavolinën në të cilën ishin ulur të gjithë këta që janë pjesëmarrës në protestat e këtyre ditëve. Ju e patë edhe dje ishit dëshmitarë të një incidenti të inskenuar nga aktivistë të VMRO-DPMNE-së, Levicës dhe Aleancës për të prodhuar incidente ndëretnike”, deklaroi Zv.Kryeministri i parë Artan Grubi./KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share