Avionët luftarakë amerikanë godasin Sirinë

Ushtria sulmoi dy objekte të përdorura nga forcat iraniane në Siri si hakmarrje për sulmin ndaj personelit amerikan

Dy avionë luftarakë amerikanë goditën depot e armëve dhe municioneve në Siri si hakmarrje pas sulmeve ndaj forcave amerikane që u kryen nga milicia e mbështetur nga Irani.

Sulmet ajrore të SHBA-së u zhvilluan rreth orës 4:30 të mëngjesit të së Premtes pranë Abu Kamal, një qytet sirian në kufirin me Irakun. Ato u kryen nga dy avionë luftarakë F-16 duke përdorur municione precize. Administrata amerikane urdhëroi sulme në dy objektet e përdorura nga Korpusi i Gardës Revolucionare të Iranit dhe grupet e milicisë që ajo mbështet, duke paralajmëruar se SHBA do të marrë masa shtesë nëse sulmet nga Irani vazhdojnë.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, Lloyd Austin deklaroi se sulmet e sakta vetëmbrojtëse janë përgjigje ndaj një sërë sulmesh të vazhdueshme kundër personelit të SHBA-së në Irak dhe Siri nga grupet e mbështetura nga Irani, të cilat nisën më 17 Tetor.

Trupat amerikane dhe të koalicionit janë sulmuar të paktën 19 herë në Irak dhe në Siri nga forcat e mbështetura nga Irani gjatë javës së kaluar. Sulmet në Siri erdhën pas një paralajmërimi të drejtpërdrejtë nga presidenti amerikan, Joe Biden, për liderin suprem të Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, kundër sulmeve ndaj trupave amerikane.

Në deklaratën e tij, Austin u përpoq të mos i ndërlidhte sulmet kundër ndërtesave të përdorura nga forcat iraniane në Siri me luftën mes Izraelit dhe Hamasit në Rripin e Gazës. Ai shtoi se sulmet nuk kanë të bëjnë dhe dallojnë nga konflikti mes Izraelit dhe Hamasit.

Klan News

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share