Franca miraton ligjin për emigrimin, cilësohet si më i ashpri në dekada

Emigrantëve u vështirësohet marrja e familjarëve në Francë dhe vonohet aksesi për ndihmë sociale

Pas Britanisë së Madhe edhe Franca  po bën përpjekje për të frenuar ardhjen e emigrantëve të huaj. Parlamenti francez ka miratuar legjislacionin që ashpërson politikën e emigracionit pas disa muajsh mosmarrëveshje politike. Projektligji i amenduar u mbështet si nga partia qendrore e presidentit Emmanuel Macron dhe nga partia e ekstremit të djathtë të Marine Le Pen.

Të majtët akuzuan Shefin e Elizesë për lëshime ndaj të djathtës ekstreme. Me masat e reja, migrantëve u vështirësohet marrja e familjarëve në Francë, dhe u zgjatet periudha për të fituar akses në përfitimet sociale. Ky ligj përmban përmbante aq shumë masa të vijës së ashpër sa që e djathta ekstreme Marine Le Pen e ka përshëndetur  si një fitore ideologjike.

Në shenjë proteste ndaj një projektligji të linjës së ashpër të emigracionit thuhe se ministri i Shëndetësisë dha dorëheqjen, por kryeministja Elisabeth Borne tha se presidentit nuk i ishte dorëzuar asnjë dorëheqje.

Grupe të të drejtave të njeriut kanë kritikuar ligjin të cilin e kanë cilësuar si më të ashprin në dekada.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share