Atletikë: Aldin Ademi i KA Studenti , fitues në hedhjen e shtizës

Në organizim të Federatës së Atletikës së Maqedonisë së Veriut  u mbajtë gara e Kupës shtetërore në disiplinat e hedhjes që kanë bëjnë me gjylen, shtizën, diskun dhe çekiçit për djem dhe  vajza në të gjitha kategoritë, duke filluar nga kategoria e pionierëve deri tek seniorët.

 Klubi i Atletikës Studenti nga Tetova  në këto gara të Kupës shtetërore  u prezantua me dy garues në diplinën hedhje e shtizës ,Aldin Ademi në kategorinë e seniorëve për meshkuj, ndërsa Elhame  Zeqiri në kategorinë U-23 për vajza në hedhjen e shtizës .

Aldin Ademi doli  fitues  në hedhjen e shtizës në kategorinë e seniorëve  me  rezultatin më të mirë 46 metra mne çka  fitoi  678 pikë sipas rregullave të IAF. Aldin Ademi  pasi 13 metar e  8 centimetra rezultat më të mirë se vendi i dytë.

Ndërkaq  në kategorinë e vajzave në kategporinë e garuesve U-23, Elhame Zeqiri  doli e katërta me rezulta 19 metra e 25 centmetra duke fituar 330  pikë IAF

Lexo gjithashtu
Total
0
Share