Struga TL: Në Antali për të mbrojtur titullin e kampionit!

ARD KASAMI: TË PËRGATITEMI MIRË PËR FILLIMIN E SEZONIT

Struga Trim Lum nga dita e sotme e deri më 3 shkurt do të qëndrojë në Antalia të Turqisë ku do të zhvillojë fazën kryesore të përgatitjeve për pjesën pranverore të kampionatit që fillon më 18 shkurt. Ekspeditën e Struga Trim Lum e përbëjnë Stafi teknik, futbollistët, stafi mjekësor, dhe personeli ndihmës.

Kampioni vjeshtor në elitën e futbollit vendor Struga Trim Lum pas përfundimit të fazës së parë të përgatitjeve 12 ditëshe, nga dita e sotme me formacionin e kompletuar ka udhëtuar në Antalia të Turqisë ku do të qëndrojë deri më 3 shkurt për të vijuar fazën kryesore të përgatitjeve ku krahas seancave të rregullta stervitore do të zhvillojë edhe katër ndeshje kontrollouese me ekipe nga vende të ndryshme .

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

“Tashmë fillojmë fazën kryesore të përgatitjeve ku për një periudhë dy javore do të qëndrojmë në Turqi, aty ku na presin edhe katër ndeshje kontrolluese me kundërshtarë serioz të cilat ndeshje do të na ndihmojnë shumë që të marrim formën e duhur të përgatitemi mirë për fillimin e sezonit pranveror. Shpresojmë shumë që ta shfrytëzojmë këtë maksimalisht të gjithë lojtarët të përgatitetmi dhe të jemi në formën sa më të mirë kur të fillojnë ndeshjet sepse na pret një kampionat mjaft i rëndë” – deklaroi futbollisti Ard Kasami.

Struga Trim Lum gjatë përgatitjeve në Antalia ndeshje kontrolluese do të zhvillojë me Orenburg, Arka Gdynia, Chernomorets Odesa dhe LKS Lodz.

Pas kthimit nga Turqia kontrolluesen e fundit do ta zhvillojë kundër Tikveshit më 10 shkurt

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share