Asociacioni në RMV? – Ja çka thonë nga Aleanca për Shqiptarët

Edhe Aleanca për Shqiptarët është deklaruaf kundër propozimit të Zeqirija Ibrahimit nga Alternativa për Asociacion të komunave shqiptare në RMV, njejtë siç serbët kërkojnë në Kosovë, përcjell KlanM.

“Propozimin e tillë e vlerësojmë joserioz me tendencë që shqiptarët t’i vendos në trajtim të politikës ditore. Shqiptarët jetojnë në vazhdimësi territoriale dhe jo në enklava, në komuna ku shqiptarët janë shumicë absolute, në komuna me shumicë relative e në komuna me përqindje më të ulët. Organizimet politike dhe territoriale që nuk u shërbejnë atyre nuk meritojnë të diskutohen”, thonë nga ASH.
Nga kjo parti bëjnë me dije se reciprocitet tê tillë mund të kërkohet nga shqiptarët në Serbi e madje edhe nga hungarezët dhe boshnjakët e Serbisë, si minoritete.

“Shqiptarët në Maqedoni janë 1/3 e popullatës së përgjithshme dhe jo pakicë. Zgjidhjet për mbrojtjen e pakicave të menduara për realitete tjera nuk mund të zbatohen në kontekstin e shoqërisë sonë multietnike dhe demokracisë konsociative”, thuhet në reagimin e ASH./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share