Veriu i Kosovës – Osmani mbledh shefat e OSBE-së në rajon

Prezantohet plani 9 pikësh për de-eskalim

Situata në veri të Kosovës dhe marrëdhëniet mes Beogradit dhe Prishtinës ka qenë temë e takimit që Bujar Osmani si kryesues i OSBE-së realizoi sot në Shkup, me shefat e misioneve të OSBE-së në Serbi, Kosovë dhe Maqedoni, ambasadorët Jan Bratu, Majkëll Davenport dhe Kilian Vall.

Osmani ka prezantuar para ambasadorëve të OSBE-së, planin 9-pikësh, i cili duhet të ndihmojë në deeskalimin e situatës dhe të kontribuojë, siç thuhet, në arritjen e paqes dhe stabilitetit, si dhe kthimin e serbëve të Kosovës në institucione dhe procese demokratike.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

“Është inkurajuese të dëgjosh mendimet e tyre për perspektivat e mundshme të planit për deeskalimin e situatës që kam paraqitur si Kryesues i OSBE-së. Udhërrëfyesi i ofruar inkurajon atmosferë të dialogut dhe të bashkëpunimit”, thotë Bujar Osmani.

Plani prej 9 pikave i bërë publik nga Osmani në fillim të muajit të kaluar parasheh 9 hapat që duhet të ndërmerren nga të dyja palët, siç thuhet, për arritjen e normalizimit, deeskalimit si dhe paqen dhe stabilitetin e qëndrueshëm në Kosovë.

  • Kosova dhe Serbia të rikonfirmojnë angazhimin e tyre ndaj Marrëveshjes Themelore dhe Protokollit të Ohrit.
  • Kosova duhet të tërheqë forcat e saj speciale policore, kurse Serbia duhet të ulë gatishmërinë luftarake të forcave të armatosura.
  • Policisë së Kosovës, së bashku me forcat e KFOR-it dhe EULEX-it, duhet t’i mundësohet që të kujdesen plotësisht për rendin dhe sigurinë e vendit.
  • Të anulohen protestat dhe të vihen në funksion shërbimet komunale për funksionimin normal të jetës shoqërore dhe njëkohësisht t’u lejohet qasje punonjësve në komuna.
  • Kryetarët të japin dorëheqje deri në verën e këtij viti, duke i hapur rrugën zgjedhjeve të parakohshme komunale.
  • Zgjedhjet e parakohshme komunale të mbahen këtë vit.
  • OSBE do të mbështesë procesin zgjedhor, duke forcuar legjitimitetin dhe besimin ndërmjet komuniteteve.
  • OSBE do t’i angazhojë të rinjtë në programet dhe proceset e pajtimit.
  • OSBE-ja do të vë në dispozicion kapacitetet e saj për të mbështetur zbatimin, me vullnet të mirë nga të dyja palët, e dispozitave të dakorduara dhe vazhdimin e dialogut.

Në drejtim të prioriteteve të Kryesimit të Maqedonisë së Veriut me OSBE-në, Osmani dhe ambasadorët diskutuan edhe për Konferencën e ardhshme kundër korrupsionit në Europën Juglindore, e cila do të mbahet në vend./KlanMacedonia

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share