ASH: Kryeministri të shkarkojë ministrat Fatmir Mexhiti dhe Azir Aliu

Aleanca për Shqiptarët në një komunikatë për media ka njoftuar se komisioni kadrovik i kësja partie vendosi t’i propozojë Kryeministrit shkarkimin e dy ministrave, Ministrit të Shoqërisë Infornatike dhe Administratës dhe Ministrin e Shëndetësisë.

“Komisioni kadrovik i Aleancës për Shqiptarët, i përbërë nga 7 anëtarë, si i vetmi organ i ASH-së për çështje kadrovike, me shumicë prej 5 votash, vendosi t’i propozojë Kryeministrit shkarkimin e Ministrit të Shoqërisë Infornatike dhe Administratës dhe Ministrin e Shëndetësisë. Ky vendim u soll pasi përmes fuqisë së funksionit ministër, por pa poste partiake, dy ministrat kryejnë veprime që bien në kundërshtim me Kodin Etik, përfshirë shantazhet dhe presionet ndaj anëtarëve të ASH dhe të punësuarve, si dhe koketimin e sotshëm publik me VMRO-DPMNE, duke i shkuar në zyrë ministrit të saj”, thonë nga ASH./tvklan.mk

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share