Asambleja e OKB-së: Takohen Osmani dhe Eskobar

PROCESI I DIALOGUT STRATEGJIK – KONFIRMOHET BASHKËPUNIMI I MIRË MES DY VENDEVE

 Në kuadër të seancës së 77-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara shefi i delgacionit të Maqedonis së Veriut Bujar Osmani  realizoi takim me Zëvendësndihmës sekretarin e shtetit për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike dhe përfaqësues special i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar. Gjatë këtij takimi Escobar dhe Osmani thanë se kjo mënyrë e bashkëpunimit konfirmon edhe njëherë aleancën e gjatë dhe të fortë mes këtyre dy vendeve.

 Procesi i dialogut strategjik mes dy vendeve ishte tema kryesore e Osmanit dhe Eskobar proces ky që, sipas MPJ-së, ka filluar të japë edhe rezultatet e para, në formë të granteve në fushën e sundimit të ligjit, kulturës dhe mbrojtjes.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

 “Ne jemi të përkushtuar që të përcaktojmë aktivitetet e ardhshme që dalin nga Dialogu Strategjik dhe synojnë forcimin e proceseve reformuese dhe garantimin e progresit dhe prosperitetit demokratik të vendit. Ne jemi mirënjohës për mbështetjen e vazhdueshme amerikane ndër vite, me theks të veçantë në procesin tonë të integrimit evropian si veçanërisht i rëndësishëm për stabilitetin e përgjithshëm rajonal.”, tha Osmani.

Në këtë takim është diskutuar për mbështetjen për Ukrainën dhe përpjekjet e përbashkëta për mbrojtjen e parimeve dhe vlerave moderne demokratike, duke u dënuar ashpër invazioni ushtarak rus. Përndryshe, Maqedonia e Veriut është një nga vendet e para të Ballkanit Perëndimor, që nis dialog strategjik me SHBA-të me anë të të cilit synohet të forcohet edhe më shumë partneriteti mes dy vendeve dhe ofrimi i kornizave konkrete për ndihmë dhe bashkëpunim dypalësh./KlanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share