Arsovska: Autobusët falas në Shkup në gjysmën e dytë të vitit të ardhshëm

Në gjysmën e dytë të vitit 2023 qytetarët e Qytetit të Shkupit do të kenë transport publik falas, pikërisht ashtu siç ishte premtuar, tha në pres-konferencën e sotme kryetarja e Qytetit të Shkupit Danella Arsovska.

“Ja sot këtu paralajmëroj se në gjysmën e dytë të vitit 2023 qytetarët e qytetit të Shkupit do të kenë transport publik falas ashtu siç është premtuar”,deklaroi Arsovska.

Megjithatë, siç tha ajo, të gjitha institucionet duhet t’i respektojnë obligimet dhe t’i paguajnë borxhet.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Ndryshe Arsovska para se të merrte postin e kryetares së komunës premtoi se kaosi i trafikut në Shkup do të jetë një gjë e së kaluarës nëse kemi transport publik lehtësisht të qasshëm dhe falas.

Ky është një nga projektet prioritare të Arsovskës që ajo e paralajmëroi gjatë fushatës zgjedhore, duke i siguruar shkupjanët se me këtë do të zgjidhet kaosi i trafikut në qytet.

/KlanMacedonia/

 

 

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share