Rektori i UT-së, Jusuf Zejneli vazhdon takimet me aplikantët që studimet e tyre i regjistrojnë në UT

Interesimi i të rinjve dhe të rejave për të studiuar në Universitetin e Tetovës nga ditë në ditë shënon rritje. Këtë e dëshmojnë të dhënat nga aplikimi i një numri të madh të maturantëve, të cilët gjatë tri ditëve me radhë në shërbimet e administratës kanë aplikuar për t’i regjistruar studimet e tyre në universitetin tonë.

Gjatë ditës së sotme, Rektori i Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Jusuf Zejneli bashkë me Prorektorin për Arsim, Prof. Dr. Ibrahim Neziri dhe Sekretarin e përgjithshëm Adem Beadini kanë i takuar kandidatët, të cilët aplikonin për t’u regjistruar në programet studimore të Fakultetit Juridik, Fakultetit Ekonomik, Fakultetit Filologjik, Fakultetit Pedagogjik dhe Fakultetit Filozofik.

Sipas shërbimeve të administratës të fakulteteve përkatëse, në tri ditët e para aplikimi i kandidatëve krahasuar me vitet e kaluara është në rritje dhe dëshmon se Universiteti i Tetovës vazhdon të jetë përzgjedhja e të rinjve, të cilët formimin e tyre profesional dhe akademik ia besojnë këtij tempulli të dijes.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share