“Apasionata” vepër përmbledhje me poezi u përurua në Tetovë

Vepra trajton tematika të ndryshme, nga ajo sociale të gërshetuara edhe me atë erotike, andaj është e emërtuar pikërisht si e tillë “Apasionata”, autore poetja e re nga Treboshi, Merita Isaki, është një vrull ndjenjash, emocionesh të spikatura në harmoni stinësh të gjendjes shpirtërore.

“Libri është i ndarë në katër kapituj, si: Aromë femre, Pallati ëndrrave, Poemë dashurie, Përtej  ëndrrave, ku përshfaqet rrugëtimi i dashurisë në udhët e jetës që nuk kanë fund, aq më pak kur ky rrugëtim bëhet me personifikimin e dashurisë si të pavdekshme, të përkryer e në veçanti në kërkim hyjnor, herë në qetësi e mall, në gëzim e hidhërim. Merita Isaki e pikturon jetën e një adoleshenteje, një shkollareje të zgjuar, poezitë e saj paraqesin një akt të zbulimit dhe gjurmimit të domethënies së ndjenjave, si një akt i ndjenjës shpirtërore, që trajtojnë tema e që mund të jenë edhe me figura e simbolika të veçanta, tema të jetës reale e më pak reale”-theksoi mes tjerash Sadije Aliti.

Redaktori i veprës,njëherit edhe ish-mësuesi i Meritës, Muhaxher Haruni, theksoi se do të jetë çdo herë mbështetje dhe do ti përkrahë krijuesit e rinj.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Fjalë rasti mbajti edhe Daim Iljazi kryetari Shoqatës së Shkrimtarëve Oeneum, ndërsa përurimin e moderoi Arijana Ibraimi.

“Rrugëtimi im nuk ndalon këtu,ashtu siç kam bërë deri sot,duke qenë shembull për të rinjtë,ashtu edhe do vazhdoj,shpresoj që së shpejti do kem nderin dhe kënaqësinë,që të ndaj krijimet e mija me lexuesit,vajza që premton për një ardhmëri të shëndrritshme në botën e krijimtarisë” tha poetja e re Merita Isaki.

“Apasionata” është vepra e tretë e autores./tvklan.mk

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share