Antikorrupsioni: Kovaçevski s’ka bërë keqpërdorime

LEFKOV: ANTIKORRUPSIONI TË MOS VEPROJË NËN PRESIONE POLITIKE, LE TË KORIGJOHET

Komisioni për parandalimin e Korruspionit ka hedhur posht procedurën e deputetit të VMRO-DPMNE-së Mile Lefkovit i cili ka akuzuar kryeministrin Dimitar Kovaçevskin se ka keqpërdorur pozitën e tij gjatë kohës kur ka qenë zëvëndësministër i Finanvace që kompania Piksel Grup ta marrë 203 mijë euro.

LSDM kërkon që Lefkov menjëherë të kërkojë falje kryeministrit dhe opinionit të cilin e gënjyen me ditë të tëra.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

VMRO-DPMNE me ditë të tëra gënjeu opinionin dhe sajoi gënjeshtra kundër kryetarit të LSDM-së, Dimitar Kovaçevski. Çdo ditë nga Pallati i Bardhë publikoheshin gënjeshtra. Këto gënjeshtra i ka mohuar edhe Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, i cili ka deklaruar se nuk ka bazë dhe për rrjedhojë dhe për këtë nuk do të ketë procedurë. Lefkov, dhe VMRO-DPMNE-ja duhet t’i kërkojnë falje kryetarit Kovaçevski dhe më pas publikut, i cili u gënjye dhe manipulua me ditë të tëra”. – tha Martin Kostovski, deputet LSDM-së.

Nkdërkaq, Mile Leflov para ndërtesësë së Komisionit për Antikorrupsion kërkoi që ky institucion mos të nënshtohet nën presioneve politike.

“Do t’i japim mundësi Komisionit kundër korrupsionit të korrigjohet dhe në vend që t’i nënshtrohet presionit politik, në lidhje me aferën “Numtarori”, në mes të së cilës ndodhet dezertori Kovaçevski, kërkojmë që të merren parasysh faktet dhe Komisioni të marrë një vendim sipas ligjit. Të gjitha përpjekjet e tyre për të amnistuar kryeministrin janë të kota, kur ai më pas del në një emision dhe pranon se gjatë kohës që ishte zëvendësministër i Financave i është paguar ndihma shtetërore kompanisë së themeluar prej tij, e cila tani drejtohet nga kumbari i tij Piksel Grup” – deklaroi Mile Lefkov, deputet i VMRO-DPMNE-së.

VMRO-ja pretendon se kompanitë e themeluara nga Dimitar Kovaçevski dhe “kumbarët e tij të biznesit” po bëjnë miliona në biznesin e energjetikës. Partia opozitare pretensdn se Pixel Group, kompani e themeluar nga Kovaçevski dhe kumbari i tij Goran Paunov, së bashku me kompaninë Kvazar, kompani vetëm në pronësi të Paunovit, janë të përfshirë në biznese me vlerë 26 milionë euro. /KlanMacedonia/

Gazetar: Arbana Q. Klimenta

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share