Ankohen disa banorë të Kondovës/ Higjena Komunale nuk merr mbeturinat në disa rrugë

Ka më shumë se dy ditë që nuk janë marrë mbeturinat në disa rrugë të fshatit Kondovë, ku banorët në redaksinë e Klan Maqedoni janë ankuar duke dërguar edhe disa fotografi ku shihet se si nuk janë marrë nga Higjena Komunale dhe mbeturinat janë shpërndarë nga qentë endacak nëpër rrugë.

Banorët thonë se për këtë paguajnë çdo muaj dhe një herë në javë vijnë për ti mbledhur por kësaj rradhe në disa rrugë janë lënë në këtë gjendje. /KlanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200
PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share