Zjarr para Pallatit të Kulturës në Tetovë

Një zjarr i madh ka shpërthyer para Pallatit të Kulturës në Tetovë.

Nga pamjet shihet që aty janë djegur tendat e vendosura në hyrje të Pallatit, shumë libra dhe gjësende tjera ndërsa dëmet materiale janë të konsiderueshme.

Në shuarjen e zjarrit kanë marrë pjesë edhe qytetarë të shumtë.

Nuk dihen ende shkaqet që sollën zjarrin ndërsa nuk raportohet për viktima por vetëm dëme materiale.

Pritet të jep më shumë detaje për rastin. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share