Ancelotti konfirmon bisedimet me Brazilin

Italiani: Nuk e di nëse vendimi kënaqi ‘Selecao’, trajnoj edhe pas vitit 2026

Mungesat në mbrojtje nuk u reflektuan në fushën e lojës dhe tek Real Madrid janë të bindur se nuk duhen përforcime.

Diçka e konfirmuar edhe nga trajneri Carlo Ancelotti, i cili në daljen para mediave, pranoi se problemet fizike kanë qënë të shumta, gjithsesi, jo aq sa për të ndërhyrë në merkato.

“Për momentin nuk po mendojmë për të nënshkruar me një qendërmbrojtës. Mungojnë dy emra të rëndësishëm por për ta kemi zëvendësuesin në skuadër”.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Rinovimi me Real Madrid deri në 2026 nuk përkthehet në fund të karrierës si trajner për Ancelottin. Italiani shpreson që të qëndrojë gjatë aktiv, teksa zbuloi edhe prapaskenat e akordit të pretenduar me kombëtaren e Brazilit.

“E vërteta është se të gjithë e dinë. Kam pasur kontakte me ish-presidentin e Federatës Braziliane. Dua ta falenderoj për interesimin e tij, ishte një nder që më bën shumë krenar. Gjithmonë situata do varej nga pozicioni te Real Madrid. Skuadra ishte opsioni im i parë. Nuk e di nëse te Brazili janë të kënaqur me vendimin tim apo ata do më duan pas vitit 2026”.

Sfida e parë për Real Madrid këtë vit do të jetë ajo ndaj Majorkës, në kuadër të javës së 19-të të kampionatit spanjoll.

Klan News

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share