Neymar mbyll sezonin për shkak dëmtimi

Soccer Football – Ligue 1 – Paris St Germain v Lille – Parc des Princes, Paris, France – February 19, 2023 Paris St Germain’s Neymar down injured after sustaining an injury REUTERS/Sarah Meyssonnier

Klubi i PSG po shikon mundësinë për të shitur brazilianin

Dëmtimi i marrë në ndeshjen me Lille do ta çojë Neymar drejt një ndërhyrjeje kirurgjikale. Futbollisti do të humbë kështu pjesën e mbetur të sezonit pasi mjekët parashikojnë që të mbetet jashtë fushave për afro 4 muaj.

Klubi i PSG po bën bilancin në lidhje me këtë lojtar. Në sezon, Neymar ka kaluar thuajse dy vite i dëmtuar. Neymar ka humbur 104 ndeshje të skuadrës franceze.

Faktit i shtohet edhe jeta e tij jashtë fushave të futbollit me festa dhe elementë të tjerë që ia largojnë vëmendjen nga futbolli. PSG gjithsesi paguan 40 milionë Euro në sezon për të. Neymar nuk është lideri i skuadrës. Këtë pozicion po e pretendon Mbappe që është në garë me Lionel Messi talenti i të cilit nuk diskutohet.

Klubi ka nisur tashmë të mendojë shitjen e futbollistit. Sa është në kohë në fakt, por për numrin 10-të, skuadrat e interesuara janë të pakta. Merkato e kësaj vere do të jetë vendimtare për Neymar. Gjithsesi PSG duhet të mendojë më parë për Champions League.

Tv Klan

Lexo gjithashtu
Total
0
Share