Alternativa: Letrën për rastet e montuara dërgojeni në KE

“DEKLARIMI I DJESHËM I KRYEMINISTRIT – PËR PAZARE POLITIKE”

Deklarimi i djeshëm i Kryeministrit se do ta procesojë në Komisionin Europian letrën për rastet e montuara, që ka qenë pika e dytë e marrëveshjes së nënshkruar ndërmjet kryetarit të Alternativës, Afrim Gashi, dhe ish kryetarit të LSDM-së, Zoran Zaev, e miratuar edhe nga kryeministri aktual, Dimitar Kovaçevski, ka qenë arsyeja e press-konferencës së Alternativës.

Alternativa thotë se menjëherë pas pikës së integrimit evropian, në marrëveshjen për hyrjen e Alternativës në Qeverinë Zaev është vendosur edhe pika  “Qeveria do t’i dërgojë kërkesë zyrtare Komisionit Evropian në të cilën do të kërkojë ekip ekspertësh të pavarur, të cilët do të kryejnë hetim ndërkombëtar në proceset e dyshuara për ndikim politik, siç janë: Monstra, Alfa, Lagjja e Trimave, Almiri i vogël.”.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Sipas Alternativës, sic percjell KlanM, sapo në Korrik 2022 u miratua vendimi për hapjen e negociatave për aderim në BE, konform asaj marrëveshjeje, Alternativa më 24 gusht 2022 ia ka dorëzuar kryeministrit Kovaçevski këtë letër që ai ta procesojë në qeveri dhe ta dërgojë në Komisionin Europian.

Më 6 dhjetor 2022, sic percjell KlanM, ministri për Çështje Europiane, Bojan Mariçiq, ia kthen kryetarit Gashi letrën me disa shkurtime,  por pasi shkurtimet ishin në pjesën e shpjegimeve dhe se kërkesa si e tillë mbetet aty, po atë ditë Alternativa ia kthen se është dakord që ajo të shkojë.

AAA

Sot jemi 17 shkurt 2023, ndërsa letra nuk ka kaluar në qeveri, nuk ka shkuar në Komisionin Europian dhe sic thonë, tash i kujtohet kryeministrit që të tallet me këtë temë, duke e vendosur atë në rrafshin e pazareve politike të numrave e shitblerjes së deputetëve të munguar në Parlament.

Unë nuk dua të flas për çështjen etike të veprimit të tij, sepse tema e etikës nuk vlen për njerëzit që u mungon ky virtyt, por dua t’i bëj thirrje atij: dërgoje letrën sot dhe përshkruaja kujt të duash ti.

Nga Alternativa, sic njofton KlanM, bëjnë thirrje që Qeveria të mos tallet më me këtë temë, pasi sipas tyre, më e rëndësishme të kryhet puna sesa kush i merr meritat. Neve nuk na duhen dekorata, por na duhet drejtësi dhe vetëm drejtësi për njerëzit e pafajshëm – thonë nga Alternativa. /KlanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share