Demiri në takim me përfaqësues të “AMCHAM”: Zbatimi i masave të reja për përmirësimin e kujdesit shëndetësor

Ministri i Shëndetësisë, Ilir Demiri, ka takuar sot përfaqësues të Odës Amerikane të Tregtisë. Në takim u bisedua për masat dhe aktivitetet që do të ndërmerren në periudhën e ardhshme për përmirësimin e kujdesit shëndetësor në mbarë vendin. Ministri dhe përfaqësuesit e “AMCHAM” diskutuan për risitë që do të zbatohen për një sistem shëndetësor më funksional për qytetarët.
“I njoftova se këtë javë do të dorëzohet propozim në Fondin e Sigurimeve Shëndetësore për zgjerimin e listës pozitive. Pas 13 vitesh mundësojmë disponueshmëri më të madhe të barnave inovative dhe terapi më efektive për pacientët”, tha Ilir Demiri./tvklan.mk
Lexo gjithashtu
Total
0
Share