Ali Ahmeti për “20 përqindëshin”: Prioritet ndryshimet kushtetuese

Kreu i BDI-së Ali Ahmeti e ka vlerësuar si pozitiv takimin e sotëm të liderëve politik, me shpresë se takimet e tilla do të vazhdonin edhe në të ardhmen. Sipas Ahmetit, takimi ishte zhvilluar me debat të hapur, konstruktiv dhe me dallime në qëndrime nga liderët e shumicës parlamentare dhe opozitës.

I pyetur për kërkesën e partive opozitare shqiptare që të hiqet “20 përqindëshi” nga Kushtetuta, tha se kjo është çështje prioritetesh dhe se qëndrimin do ta ndërtojnë pasi të hapet kjo temë.

“Mbi të gjitha prioritet i është dhënë ndryshimeve kushtetuese dhe kur të hapet një diskutim i tillë, sigurisht që duhet parë se cili është prioriteti kryesor në situatën ku ne ndodhemi edhe do të ndërtojmë qëndrime rreth kësaj çështjeje”, u përgjigj Ahmeti.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Ahmeti bëri thirrje që të tejkalohen nostalgjitë e së kaluarës, pasi sipas tij, nëse hapen tema që i takojnë së kaluarës atëherë vështirë se vendi mund të ecë përpara./KlanMacedonia

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share