Izet Mexhiti: Një parti e dalur nga lufta që përfundon me komunitetet e vogla, është hap i parë drejt shkrirjes në VMRO ose LSDM

Kryetari i LD-së, Izet Mexhiti, njëherit edhe bartës i listës në njësinë një, për mërgatën në Zvicës, respektivisht në tubimin në Cyrih të Koalicionit VLEN, tha se Ali Ahmeti e kandidoi për president Bujar Osmanin brenda natës dhe këtë e bëri për ta përçarë votën shqiptare.

Ai tutje tha se një parti që del nga lufta dhe përfundon me konceptin qytetar bashkë me komunitetet e vogla, është drejt shkrirjes në LSDM ose VMRO.

Mexhiti gjithashtu ka theksuar se shqiptarët e Maqedonisë së Veriut nuk janë ndjerë kurrë më të diskriminuar dhe fyer deri më tani.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

“Shqiptarët e Maqedonisë dhe zonat e populluara me shqiptarë kurrë nuk janë ndjer më të fyer dhe diskriminuar, investimet dhe kapitali shkon për Maqedoninë Lindore ndërsa Ministrat e BDI-së janë figura pa asnjë kapacitet dhe përgjegjësi”, ka deklaruar Mexhiti.

Ai ka shtuar se BDI dhe Ministrat e saj po çalojnë dhe devalvojnë shoqërinë shqiptare duke investuar në kazino dhe korrupsion, aspekte destruktive ku në shumë rang lista jemi për faqe të zezë.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share