Ali Ahmeti nga Reka e Epërme: Edhe Skenderbeu i takon kësaj trashigimie, ta ruajmë me fanatizëm

Sot në vendin e quajtur Sharra të Rekës së Epërme, do të mbahet manifestimi qendror “Takimet e Rekës së Epërme”, të organizuara nga Shoqata Kulturore “Reka e Epërme”,

Në mesin e mysafirëve që kanë konfirmuar pjesëmarrjen janë lideri i BDI, Ali Ahmeti dhe ai i ASH, Arben Taravari, përcjellë Klan M

”Edhe Skenderbeu i takon kësaj Trashigimie me monumentet e vjetra me studimet që bëhen, kështu që për ne Reka ështeë fakt kombëtar që me fanatizëm duhet ruajtur dhe dua ti inkurajoj dhe ti uroj Shoqatën e Rekës që ta ruajnë ta përparojnë kulturën, folklorin gjuhën të folmen e Rekës si trashigimi shumë e rëndesishme e shqiptarëve jo vetëm në Maqedoni sepse Reka prek tre kufi Shqipëri ,Kosovë dhe Maqedoni” – deklaroi Ahmeti.

Në pyetjen e gazetarit të Klan Maqedoni se a duhet të bëjë Qeveria diqka më tepër për Rekën e Epërme, kështu u përgjigj lideri i BDI-së.

”Eshtë projekti gati, mbase për shkak gabimeve teknike që janë bërë sot ndryshuam lokacionin, sepse duhet të hapet rruga prej rrugës kryesore që lidh Mavrovën dhe Dibrën. Do lidhet gjithë krahina me një rrugë qe kalon nga Kosova, me siguri vitin e ardhshëm kjo rrugë do jetë gati” – tha Ali Ahmeti. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share