Cili ka qenë roli i Nehat Nuhit si Drejtor Organizativ në Onkologji?

Ish drejtori organizativ i Klinikës së Onkologjisë në Shkup, Nehat Nuhi në një intervistë speciale për Klan Maqedoni me gazetarin Furkan Saliu, ka mohuar të ketë gisht në skandalin e zbuluar të kjo klinikë, ku sipas raportimeve, pacientëve me kancer nuk iu janë dhënë[ terapitë e duhura, ndërsa ilaçet origjinale janë shitur në tregun e zi, përcjell KlanM.

Nuhi sqaron se detyrë e tij ka qenë pjesa organizative e juridike, duke u marrë kryesisht me rregullimin e brendshëm të klinikës, siç thotë ai, në aspektin normativo-ligjor dhe administrativ.

“Sa i përket barnave, unë nuk kam shëruar pacientë e as nuk kam bërë shpërndarjen e barnave. Nuk kam pasur qasje në asnjë moment dhe  Nuk ka qenë kompetencë e imja të kam qasje në shpërndarjen e barnave”, deklaroi Nuhi.

Nuhi shtoi se deri tani nuk është ftuar nga organet hetuese për ndonjë deklaratë në lidhje me temën aktuale. Sipas tij, organet kompetente e dinë se ç’detyre ka pasur ai dhe se në disa raste ka qenë edhe vet dëshmitar kur janë denoncuar në polici dhe Njësinë për krim të organizuar raste të dyshimta nga pacientët./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share