Alcaraz: Kam ende shumë për të mësuar, jam vetëm 19 vjeç

Pasi u ngjit në krye të rënditjes botërore 50 ditë më parë, tenisti spanjoll Carlos Alcaraz humbi që në ndeshjen e parë si “numri 1”, në turneun e Astana. Që nga ajo kohë ai nuk ka luajtur më dhe do të rikthehet në fushë këtë javë në turneun e Bazel (Zvicër). Spanjolli shprehet se ajo humbje ka qenë një leksion për të dhe se e ardhmja do t’i rezervojë të tjera surpriza.

Ajo humbje ka qenë një leksion i mirë dhe pranoj se kam ende shumë për të mësuar, pasi jam vetëm 19 vjeç. Jam përgatitur mirë gjatë kësaj periudhe dhe mezi pres të nisë kjo pjesë e fundit e sezonit, pasi kam objektiv të fitoj sërish”, u shpreh Alcaraz.

Nuk e di se çfarë do të më rezervojë e ardhmja. Nuk e mohoj që presioni ka qenë i madh dhe këtë gjë e ndjeva në Astana. Ndaj them se ajo humbje ishte një mësim i mirë për të ardhmen. Tani kam një objektiv, dua të fitoj në Bazel dhe Paris, për të qenë gati për finalet ATP në Torino”, tha spanjolli.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share