“Akuza të rënda për falsifikim” – A do të ketë verdikt final për fatin e ASH-së para zgjedhjeve?

Analisti politik Sefer Selimi në Klan Debat përballë Krenar Llogës, pyeti këtë të fundit në lidhje me akuzat që ish ministri Azir Aliu dhe krahu i Taravarit ua kanë bërë krahut të Selës për falsifikim të nënshkrimeve të kuvendarëve.

“Në lidhje me akuzat do të duhet t’i dëshmojnë ose do të duhet të padisin në mënyrë që të shohim se ku dhe kush i ka bërë këto shkelje. Këto janë deklarata kuturu”, u përgjigj Lloga.

Lloga vazhdoi të numërojë shkeljet, që sipas tij i ka bërë Arben Taravari si kryetar partie, duke mos thirrur mbledhje të Këshillit Drejtues e duke mos i bërë publike para organeve partiake ofertat e marra nga partitë tjera./tvklan.mk

Lexo gjithashtu
Total
0
Share