“Mbrëmë (10-korrik) rreth orës 19:20, në rrugën e “Ilindenit” në Tetovë, zyrtarët policorë të SPB-Tetovë kanë privuar nga liria 34-vjeçarin Z.D nga Tetova, i cili paraprakisht ishte denoncuar nga 67-vjeçari. E.Q. nga Gjermania. Ai dyshohet se vitin e kaluar dhe këtë vit, me paraqitje të rreme të fakteve nga E.Q. ka kërkuar dhe ka marrë një shumë të madhe parash, gjoja për zgjidhjen e disa problemeve apo rituale fetare. Z.D. është ndaluar në Stacionin Policor Tetovë për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit” – thuhet në kumtesën e SPB-Tetovë.
Lexo gjithashtu
Arrestohen 9 persona nga Breza dhe një nga Haraçina, kapen duke prerë dru ilegalisht
Policia në bashkëpunim me policinë e pyjeve ka arrestuar 10 persona për prerje ilegale të druve. Të njëjtit…
21.09.23 11:11
Shfuqizimi i balancuesit/ Mickoski: Nuk do të ketë ndarje të qytetarëve në bazë të përkatësisë etnike
Shfuqizimi i balancerit, mekanizëm ky që rrjedh nga Marrëveshja e Ohrit, tani më nuk është vetëm premtim parazgjedhor…
20.06.24 13:47
Austria shkatërron një grup terrorist, udhëhiqej nga 20 vjeçari shtetas i Maqedonisë së Veriut
Në qytetin St. Polten të Austrisë, autoritetet vendase kanë shkatërruar një grup të dyshuar si të lidhur me…
16.10.24 10:06