Aktorja e njohur gjendet e vdekur në apartamentin e saj

Aktorja Shonka Dukureh e cila ka luajtur në filmin e ri të Elvis Presley është gjetur e pajetë nga fëmija i saj në apartamentin e saj në Nashaville të SHBA-së.

Sipas raportimeve paraprake, fëmija i saj thuhet se kishte vrapuar në shtëpinë e një fqinji për ndihmë dhe më pas kishin thirrur ambulancën. Policia deklaroi se Dukureh u gjet e pajetë brenda një dhomë gjumi në banesën e saj. Hetuesit do të presin raportet e autopsisë përpara se të përcaktojnë shkakun e vdekjes.

“Nuk mund ta besoj! Ngushëllimet dhe lutjet e mia për familjen e saj”

Ndërsa një tjetër shkruante: “Pusho në paqe”.

Përveç paraqitjes në filmin biografik, ajo gjithashtu luajti në videoklipin e Vegasit të Doja Cat./tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share