Aksident në afërsi të Bellanocit, tetë persona janë të lënduar

MPB njofton se gjatë ditës së djeshme tetë persona kanë mbetur të lënduar në një aksident të rëndë trafiku në rrugën rajonale Kumanovë-kalim kufitar në Bellanoc.

“Më datë 08.01.2024 në ora 17:40 është raportuar se në rrugën rajonale Kumanovë-kalim kufitar Bellanoc, afër fshatit Bellanoc, ka ndodhur një aksident në mes të automjetit të udhëtarëve “Mercedes” me targa të Shkupit, i drejtuar nga A.B. (62) nga fshati Haraçina-Shkup, dhe një automjet “Dacia Duster” në pronësi të MPB-së, i drejtuar nga OS (43) nga fshati Obllacë-Kumanovë” thonë nga MPB-së.

Në aksident në Spitalin e Përgjithshëm të Kumanovës janë diagnostikuar A.B., O.S., si dhe tre policë të tjerë që ndodheshin në veturën “dacia” dhe tri pasagjere femra nga vetura e pasagjerëve “Mercedes”.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

 

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share