Gjykata e Strazburgut: Janakievski pa arsye në paraburgim për “27 Prillin” dhe “Shkallët spanjolle”

I CAKTOHET DËMSHPËRBLIMI NGA SHTETI

Ish-Ministrit për Transport dhe Lidhje, Mile Janakievskit, në mënyrë të jashtëligjshme i është vazhduar paraburgimi shtëpiak për rastet “27Prilli” dhe “Shkallët spanjolle” – ka vendosur Gjykata Evropiane për të Drejta të Njeriut në Strazbur.

Gjykata ka konstatuart mungesë të shkaqeve të mjaftueshme për privimin e tij nga liria dhe mosshqyrtimi në kohë i ankesave që idhin dorëzuar për paraburgimet.

“Duke u mbështetur në nenin 5 (të drejtën e lirisë dhe sigurisë) të Konventës, Janakievski ankohet për pretendime që janë në kundrështim me ligjin, mospasjen e arsyeve të mjaftueshme dhe mungesën e shqyrtimit të privimit të tij nga liria. Konstatohet cënimi i nenit 5 paragrafi 3 dhe nenit 5 paragrafi 4”, thonë nga Gjykata e Strazburgut

Gjykata Evropiane ka pranuar se Janakievski është dëmtuar për shkak të paraburgimeve të jashtëligjshme dhe i është caktuar dëmshpërblim prej 3.900 euro.

Janakievski për momentin vuan dënimin me burg prej 3.5 viteve për rastin “Titanik”. Ai në Korrik nga paraburgimi shtëpiak ishte dërguar në burh pasi pranoi thuajse të gjitha veprat që lidhen me parregullsitë zgjedhore, përvec veprës për keqpërdorimin e mjeteve për financimin e fushatës zgjedhore.

Janakievski tashmë ka vuajtur gati 5 vite paraburgim për lëndë të ndryshme./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share