Ndryshimet Kushtetuese: Një ditë para seancës së Kuvendit, Osmani letër deputetëve

“NGA JU VARET NËSE VENDI DO TË VAZHDOJË NEGOCIATAT”

Ministri i Jashtëm, Bujar Osmani thotë se, ndryshimet kushtetuese nuk bëhen nën diktatin bullgar as për shkak të shantazhit nga ana e saj, njofton KlanM.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Në një letër publike drejtuar deputetëve ai tha se, ky është kompromis në negociata pasi memorandumi bullgar drejtuar BE-së për mosnjohje të gjuhës dhe kombit maqedonas nuk mori mbështetje nga vendet anëtare.

Ai, sic njofton KlanM, porositi se, varet nga deputetët nëse me pranimin e ndryshimit të Kushtetutës do t’i vazhdojmë bisedimet për kapitujt e anëtarësimit në Union apo do të ngecim në negociata për një afat më të gjatë, deri në një mundësi të re, pa asnjë garanci suksesi, duke nxitur procesin e “pasaportizimit” të qytetarëve që kërkojnë një të ardhme evropiane për veten e tyre.

“I kuptoj të gjithë ata që kanë frikë nga mundësia e përpjekjeve të mëtejshme për mohim dhe për të vendosur kushte të reja bilaterale. Me shumë përgjegjësi pohoj se çështjet historike dhe identitare nuk janë pjesë e udhërrëfyesve dhe dispozitave nga të cilat varet hapja dhe mbyllja e kapitujve. Me këtë ndryshim të Kushtetutës, ne vetëm do ta përforcojmë pozitën tonë ndërkombëtare dhe do ta rrisim mbështetjen ndërkombëtare për qëllimet tona. Përmes negociatave do të përmirësohen dhe forcohen dukshëm mundësitë për të vazhduar promovimin dhe avancimin e veçantisë, historisë dhe kulturës nacionale maqedonase” – tha Bujar Osmani, ministër i Jashtëm i RMV-së.

Në letrën e tij, Osmani ka shtuar se, ky ndryshim nuk ndryshon asgjë në pozitën e bullgarëve në Maqedoni dhe në lidhje me të drejtat që deri më tani i kishin dhe të cilat ua garantonte Kushtetuta. Por sipas ministrit, sic percjell KlanM, me ndryshimin e Kushtetutës do të qartësohet se krahas popullit maqedonas në vend jeton edhe një pjesë e popullit bullgar, i cili është ndryshe. /KlanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share