“Ajo tha dua mamin dhe i erdhi, unë e kam thënë shumë herë por…”, Edona Morina rrëfen momentin e dhimbshëm në shkollën fillore

Edona Morina, studentja ekselente e cila i emocionoi të gjithë me fjalimin e saj të mbajtur në ceremoninë e diplomimit në Universitetin Bujqësor të Kamzës ishte e ftuar këtë të martë në emisionin “Rudina” në Tv Klan për të treguar pak më tepër për këtë fjalim kushtuar nënës së saj.

Ajo ka treguar se nënën e ka humbur kur ishte fare e vogël, vetëm 3 vjeçe dhe se pak mban mend prej saj, por mungesën ja ka ndier në çdo hap. Teksa mes emocioneve ka treguar se si e ka jetuar ajo fëmijërinë, Edona ka ndarë edhe një moment të dhimbshëm që i ka ndodhur në fillore.

Edona Morina: Mbaj mend një situatë prekëse me thënë të drejtën një shoqja ime në shkollë fillore po qante se i mungonte mamai. Mendoja se nuk e kishte dhe shkova vetëm ta ngushëlloja. Nuk i thashë ndonjë gjë konkrete realisht i thashë vetëm bëhu e fortë, me mendimin që ajo nuk e kishte mamin. Pas një ore mami i saj shfaqet në derë dhe ishte e dhimbshme për mua se ajo tha “dua mamin tim” dhe asaj i erdhi, unë e kam thënë shumë herë, por nuk erdhi dhe e kam vuajtur shumë këtë gjë, se kur je e vogël nuk hapesh shumë, pavarësisht se kam pasur përkrahjen e shumë të afërmve. Nuk më kanë lënë asnjëherë në baltë, familja ime ka qenë aty për mua dhe i falënderoj shumë të gjithë njerëzit realisht që kanë kontribuar në rritjen time.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Rudina Magjistari: Ti sot duket se ua ke shpërblyer të gjithëve. E ke kthyer në forcë të gjithë këtë padrejtësi që të është bërë nga jeta.

Edona Morina: Çdo dhimbje ka një qëllim të caktuar, unë e shikoj dhimbjen si qëllim se kjo dhimbje mua më ka bërë shumë të fortë. Sot mund të them se jam e gatshme që jeta të më përballë me çdo gjë dhe jam gati t’i dalë ballë dhe ta përballoj sepse asgjë nuk mund të më mposhtë në këtë pikë dhe fazë që unë jam./tvklan.al

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share