“Ai po vjen, rinia po ikën” – A do e votojë Lëvizja BESA qeverinë teknike?

Blerim Sejdiu nga Lëvizja Besa në Klan Debat bëri të ditur se partia e tij nuk do ta votojë Talat Xhaferin për kryeministër teknik. Sipas tij, “kryeministri shqiptar” është vetëm manipulim i BDI-së për të mbijetuar politikisht. Sipas Sejdiut, kryeministri në 100 ditët e fundit nuk ka ndonjë rol të rëndësishëm, por vetëm ia ruan vendin kryeministrit që do të vijë pas zgjedhjeve.

“E para, këta janë manipulime. E dyta, ‘ai po vjen – rinia po ikën’. Kush po vjen? Këta janë manipulime për mbijetesë politike. BDI-ja nuk ka hallin e shqiptarëve, në këtë rast edhe me kryeministrin e parë shqiptar… Ne nëse duhet të kemi kryeministër do të kemi kryeministër me ingerenca e jo kryeministër pa ingerenca”, tha mes tjerash Sejdiu.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share