Shkup: Policia kap dilerët duke paketuar lëndë narkotike

Nga MPB njoftojnë se gjatë ditës së djeshme dhe gjatë ditës së sotme janë arrestuar tre dilerë të dorgës në Shkup

“Më datë 05.03.2024 rreth orës 22:00 në zonën e Karposhit, përballë objektit ku banon përkohësisht F.P., është privuar nga liria D.P., ndërsa tek ai janë gjetur para, të cilat dyshohet se kanë origjinën nga një vepër penale. Më pas, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën që shfrytëzohej nga F.P., të kryer me vendim gjykate, ai u gjet bashkë me D.D. duke paketuar marihuanë. Njëkohësisht u gjetën 78 pako me marihuanë, një qese marihuanë, lëndë pluhuri e bardhë, peshore dixhitale, para dhe sende të tjera me mbetje narkotike”, thonë mes tjerash nga MPB.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200
PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share