Ahmeti: Tubimi ishte thirrje e sinqertë për bashkim drejt Europës

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti sot në rrjetet sociale ka shkruar në lidhje me tubimin e mbrëmshëm të partisë në Çair. Ahmeti shkruan se tubimi ishte thirrje e sinqertë për bashkim drejt Europës.

“Faleminderit nga zemra Çair për mikëpritjen e ngrohtë vëllazërore! Mu bë zemra mal t’ju shoh në numër aq të madh dhe të gatshëm për të ngadhënjyer në kauzën e rradhës përparimtare të integrimit tonë europian. Tubimi i mbrëmshëm ishte thirrje e sinqertë për të gjithë që të bashkohen me ne drejt Europës, rrugë tjetër më të mirë e më të sigurt për ardhmërinë e vendit nuk ka!”, tha mes tjerash Ahmeti.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share