Rubin: Dezinformatat vështirësojnë ndryshimet kushtetuese

Rezistencë ndaj dezinformatave që ofrojnë alternativa të paqarta për integrimin evropian

Në hapësirën e internetit në Maqedoninë e Veriut, me shpejtësi të madhe përhapen gënjeshtra dhe dezinformata. Raportet Shkup – Sofje dhe debatet për ndryshimet kushtetuese nuk janë imune ndaj këtyre dukurive – ka deklaruar nga Shkupi, përfaqësuesi i posaçëm dhe koordinatori i Qendrës për angazhim global të DASH-it, Xhejms Rubin, njofton KlanM.

“Ka të tillë në rajon dhe në Kremlin që nuk duan të bëhet progresi në procesin eurointegrues të RMV-së. Do t`i ndihmojmë Qeverisë në këtë fushë të komplikuar, rregullimin e mediave sociale, si punojnë kompanitë pronarë të rrjeteve sociale. Janë kompani amerikane dhe mund t`u ndihmojmë në këtë proces”, tha Xhejms Rubin.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Diplomati amerikan, siç njofton KlanM, ka takuar edhe Presidentin Pendarovski. Është biseduar për përpjekjet dhe mënyrat e përballjes me dezinformatat dhe ndikimin e tyre mbi zhvillimin e proceseve demokratike në nivel global.

“Presidenti ka potencuar përkushtimin e RMV-së që të vazhdojë aktivisht të punojë në përforcimin e rezistencës ndaj dezinformatave, parandalimin dhe uljen e ndikimeve të dëmshmem duke llogaritur rezistencën ndaj fushatave të dezinformatave që kanë për qëllim të nxisin disponim anti-perëndimor dhe të promovojnë alternativa të paqarta për integrimet evropiane”, thonë nga kabineti presidencial.

Hapësira këtu është helmuar nga dezinformatat e gjeneruar nga Rusia – ka deklaruar Rubin, duke paralajmëruar bashkëpunim të forcuar Uashington – Shkup, veçanërisht në zbulimin e burimeve, kurse siç percjell KlanM, dezinformatat i quajti disiplinë të re, që kërkojnë zgjidhje të reja, kurse për këtë temë ka biseduar me Kryeministrin Kovaçevski dhe zyrtarë tjerë të Qeverisë.

Xhejms Rubin, në Ballkan, njihet si ndihmës i Sekretares Amerikane të Shtetit, Medlin Ollbrajt, gjatë periudhës 1997 – 2000. Për herë të parë pas 23 viteve gjendet për një mini-turne në rajon./KlanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share