Ahmeti: Bashkë në rrugëtim sfidash dhe misionesh jetike

Në samitin e Ballkanit të Hapur në Ohër u  nënshkruhen disa marrëveshje, si dhe një memorandum për bashkëpunimin mes shërbimeve tatimore.  Krahas Ramës, Vuqiçit e Kovaçevskit në këtë takim ka marrë pjesë edhe kryeministri malazez Dritan Abazoviç dhe kreu i Këshillit te Ministrave të BeH Zoran Tegeltija.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250

E në Ohër ka arritur edhe kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti ku  së bashku me ministrat  Kreshnik Bekteshi, Jeton Shaqiri dhe zv kryeministri Artan Grubi  u fotografuan së bashku me Edi Ramën e Abazoviçin duke e shoqëruar fotografinë me mbishkrimin :” Rrugëtim sfidash dhe misionesh jetike për të ardhmen e përparuar dhe europiane të vendeve tona!” ka shkruar Ahmeti në rrjetin social facebook.

Gjithashtu edhe kreu i qeverisë së  Shqipërisë e ka shpërndarë në rrjetet sociale një foto me dy politikanë të rëndësishëm me origjinë shqiptare në Ballkanin Perëndimor. Bëhet fjalë për liderin e BDI-së, Ali Ahmetin dhe Kryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviç.

/KlanMacedonia/

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share