Ndryshime në listën e Kombëtares për Çekinë

Kthehet Broja e Muçolli, risi mund të jetë Çuni

Trajneri Sylvinho pritet të publikojë të enjten listën e lojtarëve për ndeshjet me Çekinë dhe Bullgarinë.

Armando Broja do të kthehet pas lëndimit që e mbajti gjatë jashtë, por edhe Arbnor Muçolli, i cili po kalon një periudhë të mirë qëkur u transferua te Goteborg në kampionatin suedez.

Muçolli mungon prej gati 1 viti te kuqezinjtë. Në planet e Sylvinho është edhe sulmuesi 22-vjeçar Marvin Çuni, i cili aktivizohet me Frosinone, por gjithçka do të qartësohet vetëm me publikimin e listës.

Pjesa tjetër e lojtarëve do të jenë të grumbulluarit e ndeshjeve të fundit duke parë edhe rëndësinë e takimit të 12 Tetorit në Tiranë me Çekinë që vlen për kualifikueset e Euro 2024.

Në total priten 26 futbollistë, duke patur parasysh që do të luhet edhe miqësorja me Bullgarinë më 17 Tetor po në stadiumin “Air Albania”.

Në këtë takim do të ketë më shumë hapësirë për ata që janë aktivizuar pak gjatë grumbullimeve me Sylvinho. Ndeshjet e Kombëtares do t’i ndiqni si zakonisht në TV Klan.

Tv Klan

Lexo gjithashtu
Total
0
Share