Afati i ri për targat, reagon Albin Kurti

Çekia jep sinjale për heqjen e vizave me BE në 2024

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, e sheh të domosdoshme siç ka thënë ai korrigjimin e gabimit të shefit të Bashkimit Europian për Politikë të Jashtme, Josep Borrell.

“Nuk është koha të flasim për shtyrje të tjera. Ne jemi optimistë dhe besoj që korrigjimi i gabimit të Borrellit është i domosdoshëm. Është gabim i madh që të braktiset biseda për korrigjim të marrëdhënieve e liderët të flasin e dakordohen për targa, për të cilat dorën në zemër as unë në Kosovë e as ai në Beograd nuk jemi personat përgjegjës”

Kurti tha se ishte i gatshëm që gjobitja lidhur me targat të pezullohej në kërkim të një zgjidhjeje për normalizim të plotë të marrëdhënieve.

“Tash SHBA-së i duhen edhe 48 orë që përafrimi i djeshëm të mund të shndërrohen në dakordim sot ose nesër. Po i bëjnë përpjekjet maksimale”

Në anën tjetër në Bruksel përfaqësues të këshillit të vendeve anëtare të BE-së janë pajtuar parimisht me propozimin që liberalizimi i vizave për Kosovën të hyjë në fuqi më 1 janar të vitit 2024. Kjo datë ishte kërkesë e Spanjës, njërit prej pesë vendeve të BE-së që nuk e njeh ende pavarësinë e Kosovës.

Tv Klan merr vesh se çështja gjatë së mërkurës do të kalojë në nivel të ambasadorëve të BE-së Coreper2, ku edhe pritet të merret vendimi.

Tv Klan

Lexo gjithashtu
Total
0
Share