Video | Situata në veri, KFOR furnizon trupat e veta me ushqime nga ajri

Situata në pjesën veriore të Kosovës vijon të mbetet e brishtë, megjithatë deri më tani nuk janë raportuar tensionime të tjera.

Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, vijon negociatat me serbët lokalë për të bërë të mundur heqjen e barrikadave nga rrugët.

Gazetarja Blerta Dalloshi Berisha ka siguruar një video ku dallohet një helikopter i KFOR që patrullon në ajër dhe furnizon trupat e veta me ushqime.

Blerta Dalloshi Berisha shprehet për tvklan.al se ndryshe nga herët e tjera, gazetarët kanë kaluar nëpër qytet dhe nuk ka pasur grumbullime të serbëve me maska.

Gjatë ditës së sotme, në Beograd do të qëndrojnë këshilltarë të Presidentit francez dhe kryeministrit të Gjermanisë për të diskutuar mbi këtë çështje me Presidentin serb, Aleksandër Vuçiç. Ndërkohë në Kosovë qëndron i dërguari i SHBA-së, Gabriel Escobar, i cili sot është takuar me opozitën.

Për këtë çështje, gjatë ditës së nesërme do të qëndrojë në Kosovë dhe Serbi, i dërguari i BE për dialogun, Miroslav Lajçak./tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share