Acari mbërthen edhe veriun e Europës

60 viktima nga stuhitë e dëborës në SHBA

Edhe Europa veriore dhe më gjerë është mbërthyer nga një valë acari. Këto pamje tregojnë ngrirjen në vende të ndryshme të lumit Senë, teksa temperaturat prej të Premtes bien gjatë natës deri në minus 5 gradë Celsius.

Akoma më i ashpër është i ftohti në Amsterdam, ku qytetarët i kanë shndërruar lumenjtë në pista patinazhi. Moti i ftohtë me temperatura disa gradë nën zero bllokoi për orë të tëra mbi 600 automjete në një autostradë që lidh Zaragozën në veri të Spanjës me qytete të tjera të vendit.

Përtej Atlantikut, në Shtetet e Bashkuara, acari që ka mbërthyer vendin prej më se një jave po vijon edhe këtë fundjavë. Numri i viktimave nga moti i keq në gjithë vendit është gati 60, ndërsa dhjetëra mijëra shtëpi e biznese vuajnë mungesën e energjisë elektrike.

Tv Klan

Lexo gjithashtu
Total
0
Share