Shpërthim me bombë në një meshë në Filipine

4 viktima e të paktën 40 të plagosur, sulmi dyshohet se është kryer nga militantët e shtetit islamik

4 persona kanë humbur jetën si pasojë e një shpërthimi në një meshë katolike që po mbahej në një universitet në jug të Filipineve. Mesha po zhvillohej në Universitetin Shtetëror Mindanao në qytetin Marawi kur ndodhi shpërthimi, duke shkaktuar panik në mesin e dhjetëra studentëve dhe stafit.

42  persona të tjerë kanë mbetur të plagosur të cilët po marrin trajtim mjekësor.

Për ngjarjen e rëndë ka reaguar edhe presidenti Ferdinand Marcos , i cili dënoi ngjarjen në rrjetet sociale.

“Unë dënoj në mënyrën më të ashpër të mundshme aktet e pakuptimta dhe të urryera të kryera nga terroristët e huaj. Ekstremistët që ushtrojnë dhunë kundër të pafajshmëve do të konsiderohen gjithmonë si armiq të shoqërisë sonë.”

Autoritet filpinase dyshojnë se pas kësaj ngjarjeje fshihen militantët e Shtetit Islamik.

Marawi është qyteti më i madh mysliman i vendit i cili u rrethua nga militantët islamikë për 5 muaj në 2017. Ushtria filipinase tha të shtunën se kishte vrarë 11 militantë, duke përfshirë anëtarë të një grupi pro Shtetit Islamiin në një operacion ushtarak një ditë më parë.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share