Vala e të ftohtit/ I ftohti solli shtresën e parë të dëborës në disa rajone!

Vala e të ftohtit që përfshiu vendin ka rezultuar me reshje të dëborës nëpër shumë rajone.

Reshje dëbore janë regjistruar edhe në Vodno të Shkupit, në qendrat turistike dimërore Kodra e Diellit dhe Ponikva.

Në pjesën lindore të vendit reshje dëbore janë shënuar në rajonin e Dellçevës por edhe në Komunat Makendonska Kamenicë, Berovë dhe Pehçevë.

Reshjet e borës ndikuan edhe në zhvillimin e trafikut. Sipas Lidhjes Auto-Moto të Maqedonisë, në mëngjes ishte mbyllur lëvizja për mjete të rënda transportuese drejtimi rrugor Kratovë – Probishtip kurse qytetarëve u është rekomanduar që të kenë pajisjet dimërore në këtë drejtim rrugor.

Sipas MeteoAlarm, reshjet e borës në pjesët qendrore, lindore dhe verilindore të vendit, do të vazhdojnë edhe gjatë natës. Reshjet do të jenë me intensitet të dobët e mesatar, kurse nuk përjashtohet mundësia që bora të mbërrijë edhe nëpër qytete të këtyre rajoneve.

Për ditët në vijim, metereologët thonë se do të ketë mot më të ftohtë, me reshje të përkohshme shiu, kurse në viset malore edhe të borës. /tvklan.mk/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share