Orar i ri i autobusëve në Shkup për shkak të festave

Në Shkup sot autobusët urban të transportit publik do të qarkullojnë me orar javor, me përjashtim të linjave 18A, 32, 47A, 51, 55, 55B, 56, 56A, 70, 74, 81, 118, 160, 164, të cilat do të qarkullojnë sipas orarit të së shtunës.

NTP “Shkup” njofton se në prag të festës së krishterë të Pashkëve, të shtunën, të dielën dhe të hënën, autobusët në të gjitha linjat do të qarkullojnë sipas orarit të së dielës.

Zyrat e biletave dhe qendrat e personalizimit do të punojnë vetëm ditën e shtunë, ndërsa ditët e tjera – të premten, të dielën dhe të hënën – do të jenë të mbyllura në të gjitha pikat e shitjes.

Gjatë festave të Pashkëve, teleferiku do të funksionojë si zakonisht, nga ora 10 deri në orën 18.00. Do të jetë i mbyllur të martën, më 18 prill.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share