Arrestohen katër persona në Spanjë dhe Gjermani për furnizimin e Hezbollahut me pjesë për dronë kamikazë

Autoritetet spanjolle kanë arrestuar tre persona në Spanjë dhe një tjetër në Gjermani, të dyshuar për pjesëmarrje në një rrjet që furnizonte grupin militant libanez, Hezbollah, me pjesë për ndërtimin e dronëve kamikazë. Këta dronë janë përdorur në sulmet në veri të Izraelit.

Hetimi filloi në Spanjë kur Garda Civile zbuloi “operacione të dyshimta” nga kompani spanjolle të drejtuara nga shtetas libanezë. Këto kompani kishin në posedim materiale dhe komponentë të shumtë për prodhimin e dronëve të aftë për të mbajtur eksplozivë të fuqishëm.

Autoritetet besojnë se Hezbollahu mund të ketë ndërtuar disa qindra për dronë me këta komponentë.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share