Papa Françesku: Le të ketë paqe në Ukrainë dhe dritë mbi Rusinë

Ne mesin e te pranishmeve ishte edhe kardinali shqiptar Ernest Simoni

Paqja në botë ishte lajtomotivi I Papa Françeskut në meshën ‘Urbi et Orbi ’ në sheshin e Shën pjetrit në Vatikan. Ati I Shenjtë dënoi luftën në Ukrainë dhe tensionet e fundit mes izraelitëve dhe palestinezëve në Tel Aviv.

Nga Bazilika e Shën Pjetrit në Romë, para 45 mijë besimtarëve, Papa Françesku mbajti meshën e shenjtë të Pashkës katolike.

Në fjalimin tradicional, i njohur me emrin e tij latin, “Urbi et Orbi” para besimtarëve, Papa bëri thirrje për paqe dhe dashuri mes popujve e kombeve, ndërsa nuk la pa përmendur edhe Ukrainën.

“Le të nxitojmë të ecim në shtigjet e paqes dhe vëllazërisë. Mendoni para së gjithash për Ukrainën. Ndihmoni popullin e dashur ukrainas në rrugën e tyre drejt paqes dhe hidhni dritën e Pashkëve mbi popullin rus. Ngushëlloni të plagosurit dhe ata që kanë humbur të dashurit në luftë dhe lërini të burgosurit të kthehen të sigurt në familjet e tyre. Hapni zemrat e gjithë komunitetit ndërkombëtar për të punuar për t’i dhënë fund kësaj lufte dhe të gjitha konflikteve që po përgjakojnë botën”, tha Papa Françesku.

Papa Françesku  u ndal edhe tek tensionet e ditëve të fundit mes izraelitëve dhe palestinezëve.

“Shpreh shqetësim të thellë për sulmet e ditëve të fundit, të cilat kërcënojnë klimën e shpresuar të besimit dhe respektit të ndërsjellë, të nevojshme për të rifilluar dialogun mes izraelitëve dhe palestinezëve, në mënyrë që paqja të mbretërojë në Qytetin e Shenjtë dhe në të gjithë Rajonin” .

Në fund të shërbesës ,Françesku përshëndeti edhe kardinalët e pranishëm ndër to edhe kardinalin shqiptar Ernest Simoni i cili vuajti pasojat e regjimit komunist. Përshëndetjet nuk munguan as për besimtarët e pranishëm që që uronin Pashkët.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share