Dronët kamikazë godasin për herë të parë Zaporizhian

Ukraina, thirrje ushtarëve rusë: Refuzoni luftën!

Qyteti i Zaporizhias ku ndodhet termocentrali bërthamor më i madh në Europë po bombardohet nga forcat ruse. Guvernatori i rajonit bën me dije dronët Shahed-136 të prodhuar nga Irani dëmtuan dy objekte të infrastrukturës në qytet. Ai deklaron po ashtu se edhe raketa të tjera goditën qytetin, duke plagosur një person.

Sipas zyrtarëve ushtarakë ukrainas, “dronët kamikazë” janë më më pak të sofistikuar se raketat, por kanë dëshmuar efikasitet në shkatërrimin e objektivave të armikut.

Ndaj luftëtarëve rusë është bërë një thirrje nga Ministri i Mbrojtjes, Oleksiy Reznikov, i cili u ka kërkuar atyre që të dorëzojnë armët.

“Ne garantojmë jetë, siguri dhe drejtësi për këdo që refuzon të luftojë menjëherë. Dhe ne do të kemi një gjykatë për ata që dhanë urdhra kriminalë. Ju ende mund ta shpëtoni Rusinë nga tragjedia dhe ushtrinë ruse nga poshtërimi”.

Reznikov, thekson se ushtarët rusë po paguajnë me gjak për fantazitë dhe qëllimet e rreme të dikujt.

“Ju do të mbeteni në kujtesë si hajdutë, përdhunues dhe vrasës … do të bëheni fajtorë. Dhe ata do t’ju tradhtojnë përsëri, siç ju kanë tradhtuar tashmë më shumë se një here”.

Trupat ukrainase kanë nisur prej javësh një kundërofensivë në jug dhe lindje të vendit, duke rimarrë nën kontroll pjesë të konsiderueshme territori dhe duke shtyrë prapa trupat e Putinit.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share