Vuçiqi qortohet nga Borrelli në Mynih të Gjermanisë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se është kritikuar nga kryediplomati evropian, Josep Borrell, për mosvendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë.

Mes tjerash, Vuçiq ka potencuar se gjatë takimit me të ka biseduar edhe për vazhdimin e dialogut, njofton Klankosova.tv.

“Bisedë e hapur me Josep Borelja dhe përgatitje për vazhdimin e dialogut Beograd-Prishtinë. Serbia kritikohet ashpër se nuk ka vendosur sanksione ndaj Federatës Ruse. Bisedimet janë gati të rifillojnë”, ka shkruar Vuçiq në Twitter.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Vuçiq, është takuar me Përfaqësuesin e Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, gjatë ditës së dytë të Konferencës së Sigurisë në Mynih.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share