Fillon faza e eliminimit direkt në Euro 2024, kur dhe ku zhvillohen ndeshjet e radhës

Ka përfunduar faza e grupeve në Kampionatin Evropian ‘Euro 2024’ dhe tani jemi në fazën më të nxehtë atë të eliminimit direkt.

16 ekipet kombëtare të mbetura në Euro 2024 tani kanë vetëm një qëllim, t’i shkojnë deri në fund kampionatit.

Megjithatë në garë kanë mbetur Kombëtare shumë të forta të cilat edhe do të përballen mes vete në çerekfinale.

Ndeshjet e para do të zhvillohen të shtunën ku Zvicra dhe Italia takohen në Berlin me fillim nga ora 18:00, derisa tre orë më vonë Gjermania pret Danimarkën në Dortmund.

Të dielën me fillim nga ora 18:00 Anglia do të përballet me Sllovakinë në Gelsenkirchen, derisa nga ora 21:00 në Koln, Spanja luan ndaj Gjeorgjisë.

Ditën e hënë do të jenë dy ndeshje shumë të forta, ku Franca dhe Belgjika takohen në Dusseldorf nga ora 18:00, ndërkohë Portugalia dhe Sllovenia takohen në Frankfurt nga ora 21:00.

Faza e 1/8 së finales mbyllet ditën e martë me dy ndeshje ku Rumani – Holandë zhvillohet në Munich derisa Austri – Turqi në Leipzig.

Faza e 1/8 së finales në Euro 2024:

Zvicër – Itali (Berlin, 29.6., ora 18:00)

Gjermani – Danimarkë (Dortmund, 29.6., 21:00)

Angli – Sllovaki (Gelsenkirchen, 30.6., ora 18:00)

Spanja – Gjeorgjia (Koln, 30.6., 21:00)

Francë – Belgjikë (Düsseldorf, 1 korrik, ora 18:00)

Portugali – Slloveni (Frankfurt, 1 korrik, ora 21:00)

Rumani – Holandë (München, 2.7., ora 18:00)

Austri – Turqi (Leipzig, 2 korrik, ora 21:00).

Lexo gjithashtu
Total
0
Share